Icardi: E adhuroj t’i shënoj Juves

Icardi: E adhuroj t’i shënoj Juves

08 nëntor 2017 20:13

Mauro Icardi ka thënë se “viktima” e tij e preferuar është Juventusi, duke thënë se kënaqet më së shumti kur i shënon kampionit italian.

“E adhuroj t’i shënoj gola Juventusit, pasi janë rivalët e Interit. Është përballje klasike në futbollin italian. Kam shënuar ndaj tyre edhe me Sampdorian edhe me Interin”, është shprehur Icardi, raporton Football Italia.

Ai ka komentuar edhe hat-trickun ndaj Milanit, të cilin e ka quajtur si diçka të “papërshkrueshme”, transmeton Koha.net.

“Hat-tricku im në derbin ndaj Milanit ishte i papërshkrueshëm. Të kompletosh hat-trickun duke fituar 3 me 2 dhe të shënon në minutën e fundit ishte e jashtëzakonshme”, është shprehur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme