Kosova për fitore ndaj Letonisë

Kosova për fitore ndaj Letonisë

08 nëntor 2017 19:55

Trajnerët e Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti dhe Genc Hoxha, kanë zbuluar listën me futbollistë për miqësoren me Letoninë.

Në këtë ndeshje ekipin do ta udhëheqë Muharrrem Sahiti, në vend të Albert Bunjakit të larguar.

Në listën e publikuar, risi janë dyshja e Superligës së Kosovës, Faton Maloku i Feronikelit e Armend Thaqi i Gjilanit, ndërsa nga kampionati shqiptar për herë të parë vjen edhe Suad Sahiti.

Ndeshja e fundit miqësore e Kosovës, e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” ishte ndaj Turqisë, tri vjet më parë.

Përzgjedhësi Sahiti, ka mirëpritur këtë ndeshje miqësore, duke synuar edhe fitore në këtë takim.

I pranishëm në konferencë ishte edhe mesfushori Valon Berisha, që do të luajë ndeshjen e parë me Përfaqësuesen në Kosovë.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Letonisë, zhvillohet më 13 nëntor në Mitrovicë nga ora 19:30.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme