Joshua i kundërpërgjigjet Wilderit, “luftojmë sipas kushteve të mia”

Joshua i kundërpërgjigjet Wilderit, “luftojmë sipas kushteve të mia”

08 nëntor 2017 19:26

Numri një i botës në boks, Anthony Joshua ka thënë se nuk është duke iu shmangur askujt, përderisa ka theksuar se rivalët e tij “po bëjnë zhurmë” në rrjete sociale.

Joshua, 28 vjeçar, mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, dhe IBO, përderisa rivalët e tij të mundshëm Deontay Wilder është kampion i WBC-së, e Joseph Parker mban titullin e WBO, raporton BBC.

Wilder zyrtarisht kishte kërkuar që të ndeshet me Joshuan, megjithatë nuk është bërë asnjë kërkesë që ky meç të ndodhë, transmeton Koha.net.

“Tjetër gjë është të flasësh e tjetër të veprosh, por negociatat nuk ndodhin në rrjetet sociale”, ka thënë Joshua, “jam shumë serioz që të bëhem kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, dhe po sigurohemi që këta djem që po bëjnë zhurmë do të mbrojnë atë që po thonë.

Joshua më tutje ka shtuar se nuk e ka problem nëse meçi me Wilderin të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, por thekson se asnjë ofertë nuk është bërë.

“Nuk ka asnjë problem nëse Wilder dëshiron të luftojë në fillim të vitit të ardhshëm, por asnjë ofertë nuk më është prezantuar. Do t’i prezantojmë atij një ofertë, dhe të shohim se si ndihet ai për këtë. Nëse ai nuk bën ofertë, atëherë do të bëjmë ne me kushtet e mia”, ka thënë Joshua.

Wilder kishte mposhtur amerikanin Bermane Stiverne të shtunën, përderisa vazhdoi rekordin e tij prej 39 fitoreve në po aq meçe, transmeton Koha.net.

Përveç Wilderit, rival i Joshuas mund të jetë edhe 25 vjeçari, Parker, që ka 24 fitore në po aq meçe.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme