Ozili cakton kushtet për të vazhduar kontratën me Arsenalin

Ozili cakton kushtet për të vazhduar kontratën me Arsenalin

08 nëntor 2017 18:32

Ylli gjerman, Mesut Ozil është në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Londra, Arsenal.

Ai i ka bërë me dije drejtuesve të Arsenalit, kushtet që ata duhet të plotësojnë, nëse ky do të vazhdojë kontratën me “Topçinjtë”.

Kontrata aktuale e reprezentuesit gjerman me klubin nga Emirates, skadon në verën e ardhshme, transmeton KP.

Ozil ka kërkuar rritje të pagës prej 140.000 funtesh në javë dhe t’i dhurohet numri 10 i fanellës, shkruajnë mediat angleze.

Nëse Arsenali ia del t’ia plotësojë këto dy kushte 29-vjeçarit, atëherë Ozil do të pranojë të qëndrojë me klubin londinez edhe për disa vite të tjera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme