Sport

Kosova e Maqedonia gati për turneun “Gongu i Artë”

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë në boks, Petre Çurlinovski shpalosi listën e boksierëve për turneun ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”, i cili do të zhvillohet në Shkup gjatë fundjavës.

Maqedonia do të përfaqësohet me: Jasin Lama, Artan Aliu, Lulzim Ismaili, Alim Nasufi, Almir Nurishov dhe Denis Muaremovski, transmeton kp. 

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës dhe përzgjedhësi Shefki Bogujevci së bashku me trajnerin Kreshnik Shala, do të garojnë me boksierët e rinj, Shpejtim Bajoku (56 kg) e Patriot Behrami (64 kg).

Ndërsa te seniorët për Kosovën do të garojnë : Violant Sylejmani (64 kg), Venhard Haziraj (69 kg), Armend Neziri (75 kg), Fisnik Muharremi (91 kg).

Në turneun “Gongu i Artë 2017” pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar boksierët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania.