Mundësi shqiptar thyen shtyllën kurrizore në duel, bie në koma

Mundësi shqiptar thyen shtyllën kurrizore në duel, bie në koma

08 nëntor 2017 17:11

Kampionati i Ballkanik i të rinjve U17 në mundje, që po zhvillohej në Slloveni, është shoqëruar nga një ngjarje e rëndë, ku për pasojë mundësi shqiptar, Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore, raporton TCH.

Aktiviteti zhvillohej në Murksa Sobota, një qytet në Slloveni. Pasi ka fituar ndeshjen e parë, Frrokaj, i cili është kampion vendi dhe garon në kategorinë e 63 kg, stili greko-romak, po ndeshej me kundërshtarin e tij nga Moldavia për medalje të artë ose të argjendtë, kur në një ndërhyrje ka ndodhur një aksident i rëndë.

Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.

Në ndihmë, Frrokajt i ka ardhur edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, si dhe diplomatë të tjerë. Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçarin që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme