Casillas fiton “Golden Foot 2017”

Casillas fiton “Golden Foot 2017”

08 nëntor 2017 13:01

Portieri spanjoll i Portos, Iker Casillas, ka fituar çmimin “Golden Foot 2017”.

Çmimi, që njeh sukseset në karrierë të futbollistëve, është që nga viti 2003.

Fituesit duhet të jenë më të vjetër se 28-vjeç. Ky çmim ndahet vetëm njëherë për një futbollist.

“Shumë i lumtur për çmimin. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, ka shkruar Casillas në Twitter.

Ai në këtë garë mposhti yjet si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme