200 forca policore për miqësoren Turqi – Shqipëri

200 forca policore për miqësoren Turqi – Shqipëri

08 nëntor 2017 10:56

200 forca policore do të sigurojnë mbarëvajtjen, rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe në përfundim të ndeshjes miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Autoritetet turke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të ndeshjes mes Turqisë dhe Shqipërisë që luhet të hënën.

Edhe pse ndeshja është thjesht një miqësore autoritetet vendase kanë angazhuar një numër shumë të madh forcash policore për duelin që zhvillohet në një stadium që ka kapacitet prej 32 mijë spektatorësh.

Gjatë ndeshjes së të hënës, do të jenë 200 forca policore që do të mbrojnë perimetrin e stadiumit dhe ambientet e brendshme të tij, ndërsa do të jetë i angazhuar edhe një personel i sigurisë private i përbërë prej 825 personash.

Këshilli i Sigurisë të qytetit të Antalias, ai që ndërmerr vendimet për masat që do të aplikohen gjatë evenimenteve të tilla, ka bërë të ditur njëkohësisht edhe listën e gjërave të ndaluara në stadium, duke përfshirë çantat e shpinës apo edhe karikuesit e celularëve, pa harruar monedhat metalike, transmeton KP.

Këto të fundit do të konfiskohen në hyrje dhe do t’u jepen organizatave të bamirësisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme