Ozil thotë se Benzema është ndër sulmuesit më të mirë në botë

Ozil thotë se Benzema është ndër sulmuesit më të mirë në botë

08 nëntor 2017 09:20

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka lavdëruar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman.

Sulmuesi francez vazhdon të kritikohet për formën jo të mirë të tij këtë sezon të garave.

Mirëpo, Ozil mendon se Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë, shkruan KP.

“Si një lojtar, Benzema i përket kategorisë së sulmuesve më të mirë në botë. Keq që ai nuk luan në ekipin kombëtare te Francës”, ka thënë Ozil për ish-bashkëlojtarin.

Benzema muajin e kaluar ka nënshkruar marrëveshjen e re me Real Madridin, por ai vazhdon të jetë i lidhur me transferimin tek Arsenali.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme