Sport

Januzaj: Kam shumë punë për të bërë

Mesfushori i ekipit spanjoll Real Sociedad, Adnan Januzaj, është i kënaqur me nivelin që ka arritur.

Por, ai thotë se ka ende shumë punë për të bërë. 22-vjeçari në ndeshjen e fundit shënoi gol në fitoren e Sociedadit përballë Eibarit. Ai në shtatë paraqitje ka edhe dy asistime.

"Gjëja më e rëndësishme për futbollistin është që t'i fitojë me ekipin pikët e plota. Shpresojmë të vazhdojmë të ecim në këtë mënyrë. Ne fituam në ndeshjen e kaluar, por u përgatitëm maksimalisht. Ishte fitore e vështirë, por jam i lumtur që fituam tri pikë dhe duam të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë dhe po kthehem në nivelin e dëshiruar. Unë dua të shënoj gola, por për të arritur në nivelin e lartë kam shumë punë për të bërë. Përpiqem që ta ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem", ka thënë Januzaj në një intervistë dhënë faqes zyrtare të klubit spanjoll të martën.