Behrami do të vendosë vetë nëse do të luajë në barazh

Behrami do të vendosë vetë nëse do të luajë në barazh

08 nëntor 2017 12:21

Mesfushori Valon Behrami ka thënë se do të vendosë vetë nëse do të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjet e barazhit për kualifikim në kampionatin botëror "Rusia 2018" kundër Irlandës së Veriut.

Behrami 32-vjeçar ka udhëtuar bashkë me Zvicrën për në Irlandë të Veriut, ku më 9 nëntor do të luhet ndeshja e parë e barazhit.

Ndeshja kthyese do të luhet më 12 nëntor në Basel dhe fituesi pas dy ndeshjeve kualifikohet në Botëror. Behrami gjatë një konference për media ka theksuar se në fushë do të futet vetëm nëse do të jetë 100 për qind në formën fizike.

Behrami ka disa javë që po vuan nga një lëndim i muskulit të këmbës i pësuar gjatë ndeshjeve me skuadrën e tij, Udinese.

"Marr përgjegjësinë. Departamenti mjekësor i përfaqësueses dhe unë do të vendosim, por fjala e fundit është imja. Unë jam 32-vjeçar dhe njoh trupin tim. Për mua këto ndeshje janë shumë të rëndësishme, edhe për karrierën tim edhe për të ardhmen. Nëse unë jam 90 për qind i gatshëm, nuk do të luaj", ka thënë Behrami.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme