Drita - Ferronikeli, derbi i rrethit të tretë të Kupës Foto: Ilustrim

Drita - Ferronikeli, derbi i rrethit të tretë të Kupës

08 nëntor 2017 09:55

Drita - Ferronikeli është çifti kryesor i rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti për rrethin e tretë është hedhur të martën.

Fituesja e edicionit të kaluar, Besa përballë do ta ketë kampionen në fuqi të Superligës, Trepçën '89.

Çiftet e tjera të këtij rrethi janë: Kosova P. - Kika, Vllaznia - Llapi, R. Sadiku - Vushtrria, Arbëria - Ratkoci, Istogu - Vitia, Ballkani - Trepça, Ulpiana - Drenica, Flamurtari - Prishtina, Gjilani - Rina, Vëllaznimi - Behari.

Edhe në këtë rreth fituesit do të përcaktohen me një ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme