Një mbrëmje në Beograd me një monitorues të fshehtë mes turmës

Një mbrëmje në Beograd me një monitorues të fshehtë mes turmës

08 nëntor 2017 09:35

Në orën e caktuar, një njeri mori telefonin e tij, u ul në shtrat në hotelin e tij dhe thirri numrin e caktuar.

"Po, përshëndetje, unë po ju thërras në emër të FARE-s", tha ai, duke përmendur rrjetin e njohur me bazë në Londër që lufton diskriminimin në futbollin evropian - Football Agains Racism in Europe. "Vetëm dua t'iu informoj se unë do të jem vëzhgues i ndeshjes së sotme në Beograd. Kemi bërë disa kërkime dhe të gjithë e dimë se është ndeshje me nivel të lartë rreziku".

Ndeshja në fjalë, që duhej të niste disa orë më vonë, ishte në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. U zhvillua javën e shkuar ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut nga Shqipëria, shkruan sot Koha Ditore.

Personi në anën tjetër të linjës telefonike ishte delegati i UEFA-s i caktuar për të monitoruar procedurat në stadium... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme