Dhimbja olimpike fuqizoi xhudistin japonez

Dhimbja olimpike fuqizoi xhudistin japonez

08 nëntor 2017 11:14

Soichi Hashimoto ka mundur shumë lehtë të qëndronte larg Lojërave Olimpike "Rio 2016".

Pasi mbeti jashtë ekipit të xhudos të Japonisë për kategorinë deri në 73 kilogramë, ai do të ishte falur nga të gjithë nëse do të kishte qëndruar në shtëpi. Por, Hashimoto udhëtoj i vetëm për në Rio për të përcjellë nga tribunat garat e xhudos, shkruan Koha Ditore.

"Isha i zhgënjyer në veten, derisa qëndroja ulur në tribuna dhe shihja ngjarjen", thotë Hashimoto, i cili e humbi vendin në ekip nga Shohei Ono, që në Rio fitoi medaljen e artë. "Kjo ishte arsyeja më e fortë që shkova në Rio, të ndiej zhgënjimin dhe të shijoj atmosferën në Lojërat Olimpike. Derisa shikoja ceremoninë e medaljeve, imagjinoja veten në vendin më të lartë të podiumit pas katër vjetësh".

Përderisa Rio ishte një dhimbje e madhe për Hashimoton, mbetja në shtëpi për Lojërat Olimpike "Tokio 2020" në qytetin e tij, është diçka e paimagjinueshme. Pikërisht, frika nga kjo po udhëheq përpara Hashimoton... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme