Marquez kërkon kurorën në garën e fundit të MotoGP

Marquez kërkon kurorën në garën e fundit të MotoGP

08 nëntor 2017 10:12

Lëvdatat nuk mungojnë kurrë kur bëhet fjalë për yllin e MotoGP, Marc Marquez.

Në vitin 2013, me vetëm 20 vjet, ai u bë piloti më i ri që triumfoi në kategorinë kryesore (Premier class) të MotoGP.

Një vit më vonë, Marquez sërish fitoi titullin me 13 fitore në gara - më shumë se çdo pilot - dhe theu rekordin e mbajtur nga legjendari Mick Doohan prej vitit 1997.

Pastaj, në vitin 2016, Marquez u bë piloti më i ri që fitoi tre tituj bote në MotoGP.

Këtë vikend, në Valencia të Spanjës, piloti i skuderisë Respol Honda do të luftojë për titullin e katërt në kategorinë kryesore dhe të gjashtin në total, pasi ka edhe dy tituj në kategoritë më të ulëta... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme