Reali e sheh Neymarin si pasardhës të Ronaldos

Reali e sheh Neymarin si pasardhës të Ronaldos

08 nëntor 2017 09:10

Kalimi i Neymarit te PSG-ja mund të jetë një pjesë e marrëveshjes së mëparshme që sulmuesi brazilian të mbyllë karrierën në "Santiago Bernabeu" te skuadra e Real Madridit. Zyrtarët madrilenë e shohin Neymarin si pasardhës të denjë për portugezin Cristiano Ronaldo.

Bota e futbollit mbeti e shtangur kur PSG-ja para fillimit të këtij edicioni pagoi klauzolën e lirimit të Neymarit te Barcelona në vlerë 222 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij. Por, Neymar përfundimisht nuk do ta përfundojë karrierën në Ligue 1 të Francës.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se tashmë kanë nisur lëvizjet e para për një rikthim të Neymarit në Spanjë, por te Real Madridi, rivali i përbetuar i Barcelonës.

Babai i lojtarit, që njëherësh luan edhe rolin e agjentit dhe është fans i madh i Real Madridit me çdo kusht ka dashur që Neymar në verë t'i bashkohej klubit mbretëror. Por, duke parë një lëvizje të tillë si të pamundur, ai ka rregulluar punën me PSG-në që ka raporte të mira me Real Madridin... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme