Sport

Shpresat janë plot shpresë për fitore të re

Interesimi ishte i vogël për ta përcjellë stërvitjen e dytë të përfaqësueses Shpresa (U21) të Kosovës për ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin e vitit 2019, që të enjten e luan kundër Izraelit në Mitrovicë.

Në tribunën e stadiumit të Flamurtarit, të martën qëndruan vetëm disa familjarë të futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje. Por kjo nuk e uli motivin te lojtarët, që angazhoheshin në çdo ushtrim dhe për çdo top, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja ndërmjet Shpresave të Kosovës dhe atyre të Izraelit do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin "Adem Jashari" dhe do të nisë në orën 19:00. Me një fitore eventuale, shpresat e Kosovës për të mbajtur kreun do të rriteshin.

Kosova pas katër xhirove ka dy fitore e dy humbje, por pas fitores së fundit ndaj Norvegjisë (3:2), po në Mitrovicë, shpresat janë rritur. Vendi i parë në grup siguron kualifikimin direkt, ndërkohë vendi i dytë barazhin. Kosova është e treta pas Irlandës e Gjermanisë ndaj të cilave ka humbur në udhëtim, ngushtë 1:0... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.