Prishtina mposhtet në shtëpi në ndeshjen vendimtare

Prishtina mposhtet në shtëpi në ndeshjen vendimtare

07 nëntor 2017 20:50

Prishtina është mposhtur në shtëpi nga ekipi belg Belfius Mosh-Hainau në ndeshjen vendimtare për kualifikim në fazën tjetër të FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit u mposhtën me rezultat 69:75, por sikur të fitonin tashmë do të ishin në fazën e ardhshme pas grupeve. Dy periudhat e para ishin në favor të vendasve, 24:21 dhe 18:16, por vendimtare ishte periudha e tretë dhe e katërt në të cilat belgët fituan bindshëm 19:22 dhe 8:16.

Më i dalluari te Prishtina ishte Dardan Berisha me 31 pikë të shënuara.

Në tabelën e Grupit G, Prishtina tani ka 8 pikë pas pesë ndeshjeve. Belfius Mons-Hainaut ka një ndeshje më pak dhe shtatë pikë të tubuara. I treti është Demir Insaat me tri ndeshje e me pesë pikë të tubuara. Në fund është Khimik me katër pikë pas katër humbjeve.

Deri në fund Prishtina do të luajë edhe me Demir Insaati nga i cili u mposht në ndeshjen e shkuar 86:59. Për t’u kualifikuar tutje Prishtina duhet të shpresojë në humbjen e Demir Insaatit nga Khimik, apo të fitojë me epërsi prej më shumë se 27 pikëve në ndeshjen e fundit ndaj turqve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme