Ajeti, futbollisti i muajit në Zvicër

Ajeti, futbollisti i muajit në Zvicër

07 nëntor 2017 18:57

Në rang përfaqësuesesh ka vuajtur dilemat deri në javët e fundit nëse duhej të luante me ngjyrat kuqezi apo me shtetin që e mirëpriti dhe ku u rrit. Por në fushën e lojës Albian Ajeti nuk ka patur dilema duke shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit aq sa ta votojnë si më të mirin e muajit tetor.

I lindur në 26 Shkurt 1997 në Bazel, lojtari me origjinë kosovare ka dalë si i preferuari i tifozëve në një sondazh të të përditshmes Blick. Albian Ajeti mori 29.7% të votave, në sondazhin e hapur nga gazeta e njohur helvetike duke lënë pas mbrojtësin e Young Boys, Kevin Mbabut me 27.2% të votave.

Albian Ajeti u bashku me skuadrën e Baselit vetëm gjatë muajit tetor, pasi u transferua nga skuadra e St Gallen. Paraqitjet e tij me Baselin kanë qenë të shkëlqyera duke shënuar dy gola që kanë rezultuar të rëndësishëm për ekipin e tij.

Albiani është vëllai i Arlind Ajetit, futbollistit shqiptar të kombëtares kuqezi që luan me Krotonen. por në kontrast me anëtarin e familjes, ai duket se preferon fanelën e Zvicrës.

Albian Ajeti ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave që nga U-15 helvetike e deri në seleksionin e 21-vjeçarëve, duke pritur tashmë debutimin në kombëtaren A, pavarësisht ofertave për të luajtur me Shqipërinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme