Reali dëshiron pesë yje të Premier Ligës

Reali dëshiron pesë yje të Premier Ligës

07 nëntor 2017 18:48

Real Madridi raportohet se do të kërkojë pesë lojtarë të Premier Ligës në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni evropian dhe spanjoll ka pasur start të dobët sivjet dhe është tetë pikë prapa Barcelonës na La Ligë, ndërsa në Grupin e Ligës së Kampionëve është prapa Tottenham Hotspurit.

“Diario Gol” raporton se presidenti i klubit Florentino Perez ka marrë një listë të dhjetë lojtarëve të cilët do të synojë t’i afrojë në Bernabeu.

Nga lista e ngushtë prej dhjetë lojtarëve, futbollistët mësohet se janë në vitin e fundit të kontratës dhe mund të transferohen lirë në Spanjë.

Caku kryesor i Realit thuhet se është Alexis Sanchez i Arsenalit. Perez besohet se dëshiron edhe transferimin e Zlatan Ibrahimoviqit, Juan Matas dhe Ander Herreras të Manchester Unitedit. Në listë është edhe Emre Can i Liverpoolit.

Pesë futbollistët tjerë në këtë listë të ngushtë janë: Leon Goretzka – Schalke, Stefan De Vrij – Lazio, Kepa – Athletic Bilbao dhe Lucas Hernandes e Jose Gimenez të Atletico Madridit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme