Koscielny pensionohet pas Botërorit

Koscielny pensionohet pas Botërorit

07 nëntor 2017 17:44

Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit, Laurent Koscielny, ka thënë se do të pensionohet nga kombëtarja pas Botërorit të vitit të ardhshëm në Rusi.

32-vjeçari debutoi për Francën më 2011 dhe në miqësoren e së premtes ndaj Uellsit mund të zhvillojë paraqitjen e 50-të për kombëtaren e udhëhequr nga Didier Deschamps.

Koscielny ka marrë pjesë në tri turnetë e mëdha botërore për shtetin e tij.

“Gjithçka ka një fund. Pas Kupës së Botës, do të jem gati 33-vjeçar, dhe është koha e duhur të largohem. Kam edhe gjashtë muaj me kombëtaren franceze që të kënaqem dhe të marr sa më shumë kujtime”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Koscielny ka shënuar një gol në 49 paraqitje për Francën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme