Neymar e Emery takohen për të sqaruar raportin mes tyre

Neymar e Emery takohen për të sqaruar raportin mes tyre

07 nëntor 2017 17:15

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, raportohet se është takuar javën e shkuar me trajnerin Unai Emery, për të sqaruar raportet mes tyre.

Raportet mes këtyre dyve ishin përkeqësuar javëve të fundit, për shkak të “egos së Neymarit”.

“Telefoot” raporton se braziliani ishte takuar me Emeryn javën e shkuar me qëllim që të sqaronte gjithçka dhe mësohet se tashmë kanë ulur tensionet përmes bisedës.

PSG vazhdon të shkëlqejë sivjet duke udhëhequr Ligue 1 në Francë, teksa tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në 16 më të mirat e Ligës së Kampionëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme