Liga e Kombeve në nivel botëror

Liga e Kombeve në nivel botëror

07 nëntor 2017 16:21

UEFA ka konfirmuar se është në bisedime me FIFA-n që ta shpijë Ligën e Kombeve në nivel botëror.

Në fazën aktuale për Evropë janë katër liga, me nga katër grupe me tri e më shumë skuadra.

Ligat po ashtu vlejnë edhe për të siguruar vend në Euro 2020.

Tani institucioni i futbollit në Evropë ka thënë për BBC se formati mund të zgjerohet në nivel botëror.

“Këto diskutime përfshijnë federatat kombëtare, krerët e UEFA-s të gjitha konfederatat dhe sigurisht FIFA-n, me të cilët kemi lidhje shumë të mirë”, thuhet në një njoftim të UEFA-s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme