Ronaldo vë bast se do të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas këtë edicion Foto: Reuters

Ronaldo vë bast se do të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas këtë edicion

07 nëntor 2017 15:25

Të shohësh Cristiano Ronaldon në kuotën e vetëm një goli në klasifikimin e golashënuesve, në një kohë kur në krye të tij është rivali historik Lionel Messi me 12 gola, për tifozët e “pleshtit” nuk ka çmim, por një efekt të çuditshëm shkakton edhe te sportdashësit në përgjithësi.

Këtë gjë duket se e di më mirë se kushdo ylli portugez i Realit të Madridit, i cili, pavarësisht hendekut të madh me argjentinasin e Barcelonës, duket i bindur se do ta fitojë trofeun “Pichichi” në fund të sezonit. Ky trofe i jepet golashënuesit më të mirë në La Liga, transmeton kp. 

Duke folur për radion “Onda Cero”, CR7 ka garantuar kolegët e tij të skuadrës se në fund të sezonit do të jetë ai golashënuesi më i mirë i La Ligës.

Ish-futbollisti i Sportingut dhe Manchester Unitedit thuhet madje se ka vendosur edhe një bast me kapitenin dhe, në rast se fiton portugezi, atëherë shuma e parave do të shkojë për një organizatë jofitimprurëse në formë bamirësie.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme