Stadiumi i Prishtinës me pamje të re, por ende s’është gati

Stadiumi i Prishtinës me pamje të re, por ende s’është gati

07 nëntor 2017 15:10

Ka përfunduar një pjesë e renovimit të stadiumit të Prishtinës, që tashmë ka marrë një pamje të re.

Kompania e kontraktuar për kryerjen e punëve ka publikuar pamjet e stadiumit nga lartë, transmeton Koha.net.

Siç shihet në foto fusha është në nivel të mirë, përderisa bari është i nivelit të lartë. Inspektorë të lartë të UEFA-së për infrastrukturë kanë mbikëqyrur dje punimet ne stadiumin e Prishtinës të cilët janë ndarë të kënaqur me atë që kanë parë.

Megjithatë stadiumi i Prishtinës ka ngecur së rinovuari, pasi për përfundimin e impiantit në kryeqytet, duhen të paktën edhe 4 milionë euro të tjera shtesë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme