Përfaqësuesit e Mourinhos bisedojnë me PSG-në

Përfaqësuesit e Mourinhos bisedojnë me PSG-në

07 nëntor 2017 13:48

Klubi francez PSG është duke menduar ndërrimin e trajnerit për sezonin tjetër.

Sikur mos të mjaftonin blerjet më të shtrenjta në histori të futbollit, duke transferuar Neymarin dhe Kylian Mbappen në Parc des Princes, Paris Saint-Germaini tani kërkon edhe njërin prej trajnerëve më të mirë të botës për ta pasur në stol.

Objektivi i presidentit Naser Al-Khelaiffi për stolin është portugezi Jose Mourinho. Për momentin “Special One” ndihet mirë te Manchester Unitedi, por atij do t’i pëlqente që një ditë të drejtonte klubin parisien dhe kjo ditë mund të jetë shumë e afërt sesa e ka parashikuar portugezi, transmeton kp.

Edhe pse ka kontratë me Unitedin deri në qershor të 2019-s, Mourinho mund të largohet nga ‘Old Trafford’ që gjatë verës së vitit të ardhshëm. Mediat britanike raportojnë se përfaqësuesit e portugezit tashmë kanë mbajtur takim me drejtuesit e klubit francez.

Me Unai Emeryn gjatë kësaj periudhe PSG po arrin rezultate fantastike por drejtuesit e klubit parisien janë të fiksuar pas Mourinhos dhe kanë një as nën mëngë për të bërë të mundur kalimit e portugezit në kryeqytetin francez.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme