The Guardian: Edhe Lewis Hamilton me miliona në offshore

The Guardian: Edhe Lewis Hamilton me miliona në offshore

07 nëntor 2017 13:13

Në parajsat fiskale gjenden edhe 16.5 milionë sterlina të Lewis Hamilton, që i janë fshehur fiskut dhe janë transferuar nëpërmjet një mekanizmi në llogari “offshore” në ishullin Man, sipas zbulimeve të bëra nga “Paradise Papers”, dokumenta që tregojnë operacione financiare të bëra nga të pasur dhe të pushtetshëm të planetit për të shmangur tatimet.

Kampioni britanik i Formula 1, prej pak kohësh kampion bote për herë të katërt, është shënjestruar nga “The Guardian”, që e akuzon se ka një pasuri prej 130 milionë stërlinash të fshehur në parajsa fiskale si Malta apo Guernsey.

Madje Hamilton ka përfituar edhe një rimbursim TVSH-je prej 3,3 milionë stërlinash për blerjen e një avion privat, i transferuar fiskalisht në ishullin Man në vitin 2013 duke e shfaqur gjithçka si një operacion dhënieje me qera që njihet, në Britani të Madhe dhe BE për mjetet që përdoren për qëllime sipërmarjeje tregtare dhe jo për arsye personale.

Nga ana tjetër piloti u përgjigj nëpërmjet një zëdhënësi se “meqënëse është një sportist i nivelit botëror që paguan taksa në një numër të madh vendesh, Lewis ka besuar një ekip konsulentësh profesionistë në menaxhimin e sipërmarrjeve të tij”.

“Këta konsulentë kanë garantuar Lewis se çdo gjë është bërë nën dritën e diellit dhe tani çështja ka kaluar në duart e avokatëve të tij”, theksoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme