Rugova i bindur në fitore ndaj Belfiusit në Europe Cup, pret përballje të fortë Foto: Koha / Ilustrim

Rugova i bindur në fitore ndaj Belfiusit në Europe Cup, pret përballje të fortë

07 nëntor 2017 13:09

Ylli i KB Prishtinës, Fisnik Rugova pret fitore në përballjen e sotme ndaj klubit belg në Belfius Mons-Hainau.

Rugova për Koha Ditore ka thënë se kjo është ndeshja më e fortë dhe më e rëndësishme në fazën e grupeve në Europe Cup.

“Mendoj se kjo është ndeshja më e fortë dhe më e rëndësishme e fazës së grupeve në Europe Cup, e kemi të qartë që fitorja na dërgon në fazën e dytë. Besojmë te firoja dhe jemi të vetëdijshëm se vetëm me angazhim maksimal mund t’ia dalim pasi edhe ekipi i Monsit vjen për fitore, por si vendas kemi ndihmën e publikut dhe shpresoj që t’i gëzojmë me fitore”, ka thënë Rugova për Kohën Ditore.

Prishtina sonte mund të shkruajë historinë, pasi në rast të fitores do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër të garave, duke pasur parasysh se nga katër ndeshje ka shënuar tre fitore e një humbje.

Rugova, që ka pasur problem me lëndim, tani thotë se është i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, që zhvillohet sot nga ora 19:00.

“Kjo do të jetë ndeshja e parë ku do të luaj në Europe Cup.Ppër shkak të lëndimit të nyjës s’kam mundur të jap kontribut por për këtë ndeshje jam i gatshëm”, ka thënë Rugova.

Fushatën Prishtina e kishte nisur pikërisht me fitore ndaj Belfius Mons-Hainaut në Belgjikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme