Zyrtare: Moyes trajner i West Hamit

Zyrtare: Moyes trajner i West Hamit

07 nëntor 2017 11:32

Klubi londinez, West Ham United ka gjetur menjëherë trajnerin e ri.

Wes Ham United dje ka shkarkuar nga detyra e trajnerit kroatin Slaven Biliq, ndërsa sot menjëherë ka zyrtarizuar pasardhësin e tij.

Bëhet fjalë për David Moyes i cili ka marrë drejtimin e skuadrës nga Londra me objektivin e vetëm për t’i shpëtuar nga rënia në një ligë më poshtë, transmeton kp.

West Ham aktualisht renditet në pozitën e 18-të në tabelë me vetëm nëntë pikë në 11 xhiro.

Moyes do të debutojë me skuadrën e tij të re më 19 nëntor në përballjen me Watfordin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme