Kane ka disa kushte për t’u transferuar në Real Madrid

Kane ka disa kushte për t’u transferuar në Real Madrid

07 nëntor 2017 09:10

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane i ka vendosur disa kushte Real Madridit për tu transferuar në Spanjë.

Gjatë përballjeve mes “Spurs” dhe madrilenëve në kuadër të Ligës së Kampionëve, presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, ka shfrytëzuar rastin të takohet me agjentët e sulmuesit anglez.

Sipas mediave britanike, Kane është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit, por ai ka disa kushte për gjigantin spanjoll, transmeton kp.

Së pari, ylli anglez këmbëngul se “nuk duhet të konkurrojë me një sulmues me përvojë për një vend titullari”, e kjo do të thotë së nëse ai vjen në Madrid, Karim Benzema duhet të largohet.

Së dyti, Kane do të insistojë në një pagë të nivelit të njëjtë si Gareth Bale.

Perez raportohet se qysh tash do të nis negociata me agjentët e anglezit për transferimin e tij në verën që vjen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme