Stabiliteti, çelësi i dominimit të Guangzhout në Kinë

Stabiliteti, çelësi i dominimit të Guangzhout në Kinë

07 nëntor 2017 15:21

Miliona euro u shpenzuan dhe rregullat pësuan ndryshime në "minutën e fundit", por në fund të edicionit të zjarrtë të Superligës së Kinës ishte vazhdimësia që u tregua vendimtare, pasi Guangzhou Evergrande vendosi rekord duke fituar për herë të shtatë rresht titullin e kampionit.

Përderisa rivalët e tjerë shpenzuan shuma marramendëse për të joshur lojtarët si Carlos Tevez e Oscar, klubi që u drejtua deri në fund të kampionatit nga Luiz Felipe Scolari përfitoi nga një filozofi që vendosi unitetin e ekipit para talentit individual, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Këtë vit aspak nuk ka qenë lehtë të fitohet titulli i kampionit", ka thënë Scolari, që për dy vite e gjysmë sa qëndroi te Guangzhou fitoi tre tituj. "Ia dolëm mbanë dhe fituam titullin e shtatë rresht, që do të thotë shumë si për klubin ashtu edhe pronarët. Mendoj se prej vitit 2011 që ishte titulli i parë, titulli i këtij viti ka qenë më i vështiri. Megjithatë, lojtarët arritën të tejkalojnë të gjitha pengesat për çka edhe i përgëzoj".

Përderisa lojtarët dhe trajnerët e huaj me paga të larta vërshuan futbollin e Kinës, Guangzgou pati një biznes të qetë sa i përket transferimeve dhe vështronte me vëmendje çdo gjë që po ndodhte përreth....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme