Përderisa te Chelsea e shohin të madhe distancën prej nëntë pikëve nga Manchester City që është lider në Premier League, zyrtarët e klubit londinez me siguri po e pyesin veten se si do të dukej tabela nëse ende në "Stamford Bridge" do të ishin Kevin De Bruyne e Mohamed Salah.
De Bruyne e Salah që po konsiderohen si lojtarët më në formë në kampionatin anglez, janë liruar nga Chelsea pas periudhave frustruese që kishin nën urdhrat e ish-trajnerit Jose Mourinho, shkruan Reuters.
Portugezi kishte konstatuar se nuk bën të llogaritet në asnjërin prej tyre, pasi nuk kishin përmbushur pritjet nga potenciali që posedonin, përcjell Koha Ditore.
Dy të liruarit nga Chelsea fokusuan karrierën diku tjetër në Evropë para se të ktheheshin në Premier League me synime të mëdha - te Manchester City, përkatësisht Liverpooli.
De Bruyne këtë edicion është lojtari kryesor në startin fantastik të Cityt, në të cilin ekipi i Pep Guardiolas ka shënuar 52 gola në të gjitha garat. Forma e mirë e mesfushorit belg nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh se gjatë pesë edicioneve të fundit vetëm Lionel Messi ka pasur më shumë asistime në pesë ligat kryesore të Evropës....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
7 nëntor 2017 15:49
-
Shpërndaje në: