Babel pëlqen zhurmën që po frikëson kundërshtarët

Babel pëlqen zhurmën që po frikëson kundërshtarët

07 nëntor 2017 13:46

Është klub futbolli me tifozë aq të zhurmshëm saqë ua fusin frikën kundërshtarëve. Madje një lojtar kundërshtar ka kërkuar zëvendësimin pas vetëm gjysmë ore lojë, pasi nuk mundi ta përballonte.

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, zbuloi se as "kapakët" e veshëve nuk kryenin punë, pasi nuk mbyllnin ulërimat shurdhuese të bëra prej 40 mijë tifozëve të ekipit turk Beshiktash, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Werner u largua nga fusha me veshët e mbuluar nga duart. Trajneri Ralph Hasenhuttl tha se ekipi i tij pësoi humbje 2:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve nga Beshiktashi, pasi shumica e lojtarëve ishin të tronditur nga zhurma që shkaktuan tifozët vendas.

Ekzistojnë edhe pak vende kërcënuese në futbollin botëror sikurse stadiumi "Vodafone Park" në Stamboll. Për Beshiktashin kjo atmosferë e zhurmshme ka pasur efekte të mëdha pozitive, pasi ka ndihmuar klubin në arritjen e rezultateve në fushë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme