Ventura beson në kualifikimin e Italisë në Botëror

Ventura beson në kualifikimin e Italisë në Botëror

07 nëntor 2017 12:10

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Gian Piero Ventura, ka insistuar se asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje se "azurrët" do të mungojnë në kampionatin botëror "Rusia 2018".

Me këtë deklaratë, Ventura të hënën është munduar të qetësojë bashkëkombësit e tij që janë të shqetësuar për fatin e Përfaqësueses së Italisë që do të luajë në ndeshjet e plejofit për të siguruar pjesëmarrjen në botëror. Për të siguruar botërorin, Italia duhet të fitojë ndaj Suedisë pas dy ndeshjeve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Herën e fundit që Italia siguroi botërorin me anë të ndeshjeve të plejofit ishte në vitin 1998, kur pati mposhtur Rusinë me rezultatin e përgjithshëm 2:1.

Ndeshjen e parë ndaj Suedisë, Italia e luan të premten (10 nëntor) në udhëtim, kurse të kthimit pas tri ditësh në shtëpi. Ventura, 69-vjeçar, është treguar tejet optimist para përballjeve me Suedinë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme