Sport

Këpucët e shqyera të lojtarit që fiton miliona euro

Ditëve të sotme të thuash se është e pazakontë të shohësh një lojtar me këpucë të shqyera të futbollit, është gënjeshtër.

Për më tepër, është gati e paimagjinueshme që këpucë të tilla të shqyera t'i përkasin një ylli të Bundesligës, i cili fiton miliona euro nga kontrata me klubin, përcjell Koha Ditore shkrimin e Bundesliga.com.

Një gjë e tillë ndodhi në derbin e Bundesligës të zhvilluar të shtunën në "Westfalenstadion" ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Muenchenit.

Qendërmbrojtësi i Bayern Muenchenit, Mats Hummels, që kohët e fundit po përballet me lëndime dhe dhimbje të gishtërinjve të mëdhenj të këmbëve, kishte gjetur zgjidhjen më të mirë për ta ndihmuar klubin në duelin kundër Dortmundit. Ai në majat e të dy këpucëve bëri nga një prerje të lëkurës sa gishti i madh në mënyrë që të mos u bënte presion gishtërinjve...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.