Prishtina kërkon mbështetje për kualifikimin historik Foto: Koha / Ilustrim

Prishtina kërkon mbështetje për kualifikimin historik

07 nëntor 2017 10:24

Fitoret e Sigal Prishtinës janë të panumërta. Por ajo që mund të shënohet të martën mbrëma, mund të llogaritet ndër më të rëndësishmet.

Për këtë, zyrtarë e lojtarë të klubit i kanë ftuar tifozët t'i mbështesin në ndeshjen kundër ekipit belg Belfius Mons-Hainau. Kjo ndeshje e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup zhvillohet në Prishtinë dhe nis në orën 19:00.

Me fitore, kampionia e Kosovës do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër të garave, që është edhe synim i moçëm. Në dy stinorët e kaluar nuk ia ka dalë.

Pas katër ndeshjeve, Prishtina ka tri fitore e një humbje. Fushatën e nisi pikërisht me fitore ndaj Belfius Mons-Hainaut në Belgjikë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme