Sport

“Trajnerët e shtëpisë” jo gjithnjë vlerësohen nga klubet

Descriptive Text

Drita ka zgjedhur një njeri të shtëpisë për të drejtuar skuadrën në vazhdim të kampionatit. Klubi gjilanas i futbollit të dielën mbrëma zyrtarizoi Bekim Isufin në postin e trajnerit, ndërsa sipas marrëveshjes ai do të drejtojë Dritën deri në vitin 2019.

Drita ka vendosur që postin e trajnerit t'ia besojë njeriut që e di si frymon skuadra, që i di kërkesat e klubit dhe të tifozëve. Që e di peshën e fanellës së Dritës dhe rëndësinë e klubit për qytetin e Gjilanit, shkruan Koha Ditore.

Isufi është rritur si lojtar te Drita, ka qenë kapiten shumëvjeçar i saj, ndër të tjera edhe në periudhën më të suksesshme të klubit. Ai te Drita edhe e ka nisur karrierën e trajnerit dhe e ka ndihmuar skuadrën të kthehet në elitë.

E ka drejtuar edhe më pas dhe do ta drejtojë sërish. Isufi është treguar gjithnjë i gatshëm për Dritën, për klubin e zemrës, por klubi, përkatësisht drejtues të tij, jo gjithnjë e kanë vlerësuar atë. Ka pasur periudha kur është kontestuar puna e tij në klub nga drejtues e një pjesë e tifozëve, kur drejtuesit nuk ia kanë besuar skuadrën. Por natyrisht ka pasur periudha edhe kur ka pasur besimin e të gjithëve....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.