Lojtari që u ndoq nga Barça e u injorua nga Kosova, ftohet nga Shqipëria

Lojtari që u ndoq nga Barça e u injorua nga Kosova, ftohet nga Shqipëria

07 nëntor 2017 08:14

Një futbollist kosovar që është vlerësuar lart në moshë shumë të re, do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Kamer Qakën, të cilin qysh në moshën 15-vjeçare e ka përcjellë Barcelona.

Qaka tash është 22-vjeçar dhe është larg niveleve të Barcelonës. Por ka arritur nivelet që të marrë ftesë për të luajtur për kombëtaren A të Shqipërisë në futboll, shkruan Koha Ditore.

Mesfushori aktualisht është pjesë e klubit rumun Politehnica Iasi. Ai të hënën është ftuar nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë që luhet më 13 nëntor në Antalya.

Në fakt, Qaka është ftuar vetëm pasi Amir Abrashi nuk do të mundë të luajë për shkak të një lëndimi. Grumbullimi i kombëtares ka nisur të hënën në qytetin bregdetar turk.

Qaka është rritur në Norvegji dhe ka luajtur për U-17 e U-19 të Norvegjisë. Në këtë vend ka luajtur për skuadra si Valerenga, Raufoss, Honefoss, Sarpsborg e Kristiansund...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme