Dani Alves akoma mendon të luajë në Premier Ligë

Dani Alves akoma mendon të luajë në Premier Ligë

06 nëntor 2017 23:39

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Dani Alves, ka pranuar se akoma dëshiron që para se të mbyllë karrierën të luajë në Premier Ligë,

Braziliani ishte afër kalimit te Manchester City gjatë verës, por në fund vendosi të kalojë te PSG-ja në Francë.

“Ka pasur shumë gjëra që kam konsideruar dhe ato më shpien te PSG-ja. Pep Guardiola ishte arsyeja kryesore, mbi të gjitha, pse po mendoja të luaja për Cityn”, ka thënë Alves për “FourFourTwo”.

“Në fund, pata mundësi t’iu bashkohesha disa miqve të mirë në PSG, në një qytet të mrekullueshëm dhe klub me potencial. E di se mund të ndihmoj në disa gjëra pozitive në këtë klub. Ishte më e duhur për mua të zgjidhja PSG-në para Cityt, por nuk e fsheh admirimin tim për Pepin dhe dëshirën që në të ardhmen të luaj në Premier Ligë”, ka shtuar më tej ai.

Alves ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme