Sport

Allardyce në bisedime me Evertonin

Evertoni raportohet se ka nisur bisedimet me trajnerin Sam Allardyce për pozitën e trajnerit të klubit.

“SkySports” raporton se ish-përzgjedhësi i Anglisë mund të marrë detyrën deri në fund të sezonit.

Besohet se pronari i klubit, Farhad Moshiri, po kërkon një emër të njohur për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkua muajin e shkuar.

Trajneri aktual David Unsworth po ashtu po konsiderohet për këtë pozitë.