Dembele mund të jetë i gatshëm për “El Clasico”

Dembele mund të jetë i gatshëm për “El Clasico”

06 nëntor 2017 19:15

Ylli i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele është duke u rikuperuar me hapa të shpejtë nga lëndimi në gju dhe shumë më herët sesa që është parashikuar ai mund të kthehet në fushën e blertë.

Sipas gazetës Marca, Dembele mund të jetë i përfshirë në skuadër për ‘El Clasicon’ e parë të sezonit ndaj Real Madridit që zhvillohet më 20 dhjetor, transmeton KP.

Megjithatë te Barcelona nuk e kanë për ngut rikthimin e mëhershëm të lojtarit në fushë, pasi që nuk duan ta rrezikojnë, kjo edhe për faktin që ekipi ka marrë rezultate shumë të mira edhe pa praninë e tij.

Mbetet të shihet nëse Dembele do të jetë i përfshirë në skuadër për derbin e madh spanjoll, apo do të presë që të kthehet në fushë në fillim të vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme