Beshiktash vazhdon të ndjekë Fellainin

Beshiktash vazhdon të ndjekë Fellainin

06 nëntor 2017 17:33

Zyrtari i klubit të futbollit Beshiktash, Metin Albayrak, ka konfirmuar se gjiganti turk e dëshiron transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini.

Mësohet se klubi turk ishte ofruar për belgun gjatë verës, por trajneri i Unitedit, Jose Mourinho nuk deshi largimin e tij për shkak të rëndësisë që kishte për klubin.

Gjithsesi Albayrak ka thënë se klubi i tij do të vazhdojë të luftojë për nënshkrimin e 29-vjeçarit.

“Fellaini është në listën tonë. Kemi bërë disa oferta për ta transferuar, por jo vetëm atë. Ai nuk është i vetmi që po e monitorojmë. Skautët tanë kanë përcjellë më shumë se 20 ndeshje live këtë javë”, ka thënë ai për “Turkish-Football”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme