Dren Feka mund të luajë për Kosovën

Dren Feka mund të luajë për Kosovën

06 nëntor 2017 16:52

Dren Feka është në dispozicion të përzgjedhësit Rafet Prekazi te Kosova U21, për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Azerbajxhanit.

20-vjeçari, që më herët ka luajtur për ekipin e 19-vjeçarëve te Gjermania, tash e tutje do të përfaqësojë shtetin e Kosovës dhe për këtë nuk ka asnjë problem dokumentacioni.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, babai i futbollistit, Driton Feka.

Këtë verë, Feka u largua nga Hamburgu dhe nënshkroi me skuadrën e Luzernit, në ligën elite të Zvicrës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme