Lladrovci prezanton zonën për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, thotë se është me përmasa ndërkombëtare

Lladrovci prezanton zonën për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, thotë se është me përmasa ndërkombëtare

06 nëntor 2017 14:13

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë i ka prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përballë Parkut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo zonë është në qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.

Në shikimin e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Burim bytyqi07/11/2017 16:00

Permasa nderkombetare... Hem... E para : per te ndertuar nje stadion me permasa nderkombetare te pakten me kapacitet minimal, thuja prej reth njezetmije (20 000) vendesh, investimi per te shlirshem e kalon 100 milionshin ne euro, jo dushk por euro. Nen 2. Pyetja ime eshte se ku do ti gjejn ato mjete? Ne kurrizin e popullit apo nga xhepi I klanit pronto? Ndersa bindja ime eshte se kjo eshte edhe nje ne vazhden e lojes manipulative te ketij klani per fushaten zgjedhore. Ndersa behet edhe me sarkastike kur ky premtim del nga ky hu shati qe per qellim ka acarimin ne suaza lokaliste, pra per te merdhezur disponimin elektoral.

Shto koment

Të ngjashme