Sousa zë vendin e Cannavaros te skuadra Tianjin

Sousa zë vendin e Cannavaros te skuadra Tianjin

06 nëntor 2017 13:52

Ish-trajneri i Fiorentinës do ta vazhdojë karrierën në Kinë.

Paulo Sousa është trajneri i ri i skuadrës Tianjin Quanjian. Ai në këtë pozitë do ta zëvendësojë të larguarin Fabio Cannavaro.

Sousa është larguar nga Fiorentina në përfundim të stinorit të shkuar dhe me t’i ardhur oferta nga klubi kinez nuk ka hezituar për ta pranuar atë, transmeton KosovaPress.

“Skuadrat e Paulo Sousas janë të njohura për lojë taktike dhe një stil të veçantë, që është një shembull i futbollit modern”, thuhet në njoftimin e klubit kinez.

Tianjin nën udhëheqjen e Cannavaros ka arritur të kualifikohet për Ligën e Kampionëve të Azisë, derisa para pak kohësh është përfolur se ata dëshirojnë që në stolin e tyre ta ulin Carlo Ancelottin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme