West Ham shkarkon Biliqin

West Ham shkarkon Biliqin

06 nëntor 2017 12:50

West Hami ka shkarkuar kryetrajnerin Slaven Biliq pas fillimit të dobët të sezonit të ri, raporton SkySports.

Klubi londinez ka fituar vetëm dy nga 11 ndeshje në Premier League dhe të shtunën është mposhtur 4 me 1 nga Liverpooli, transmeton Koha.net.

Kjo humbje West Hamin e la në pozitën e 18-të në tabelë dhe Biliq, pozita e të cilit ishte nën shqyrtim dy herë gjatë këtij sezoni, tani ka paguar çmimin për fillimin e tyre të ngadaltë.

Sipas SkySports, Biliqin mund ta zëvendësojë David Moyes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme