Flanagan bën befasi në maratonën e New Yorkut

Flanagan bën befasi në maratonën e New Yorkut

06 nëntor 2017 11:23

Shalane Flanagan është bërë amerikania e parë që ka fituar maratonën (42 kilometra e 195 metra vrapim) të New Yorkut në 40 vjet, kur të dielën shënoi një fitore dominuese, duke përfunduar para kampiones së trefishtë, kenianes Mary Keitany.

Flanagan, që kurrë nuk ka fituar një maratonë të madhe, përfundoi garën me kohë 2:26:53 orë, një fitore e madhe për të në moshën 36-vjeçare, transmeton “Koha Ditore”. Keitany përfundoi e dyta, 1:01 minuta prapa fitueses, ndërsa etiopiania Mamitu Daska doli e treta me kohë 2:28:08 orë.

Amerikania e fundit që kishte fituar maratonën e New Yorkut ishte Miki Gorman, që fitoi dy herë rresht, në vitin 1976 dhe 1977.

“Është e papërshkrueshme. Një moment që po mundohem ta kapërdij dhe ta ruaj”, ka thënë Flanagan, përcjell ESPN.

Ajo kishte përfunduar e dyta në New York në maratonën e saj të parë në vitin 2010, dhe nuk ka vrapuar në New York që nga atëherë. Kjo ishte maratona e saj e parë që kur doli e gjashta në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi pati një problem me shpinë. Lëndimi e mbajti atë jashtë maratonës së Bostonit, por e ndihmoi që të përgatitet dhe koncentrohet plotësisht për garën e New Yorkut. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme