Sport

Juventusi me mund arrin të mposhtë Beneventon

Kampioni Juventusi e ka pasur mjaft të vështirë të përballojë skuadrën e fundit në renditje Benevento, duke u kthyer nga disavantazhi për të fituar 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Torino të dielën. Për Beneventon ishte humbja e 12-të rresht në Serie A këtë stinor.

Amato Ciciretti kishte shtangur tifozët në stadiumin e Juventusit duke realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 19-të, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Dhe Benevento po shkonte rrugës së mbarë drejt një befasie, para se Gonzalo Higuain (57') dhe Juan Cuadrado (65') të shënonin për Juventusin, për të siguruar të tri pikët.

Juve me fitoren e shënuar ka zvogëluar disavantazhin në vetëm një pikë ndaj liderit Napolit pas 12 xhirove. Napoli barazoi pa gola në udhëtim ndaj Chievos të dielën. Interi zë vendin e tretë me 30 pikë.

Douglas Costa qëlloi dy herë shtyllën për Juventusin në fillim të ndeshjes ndaj Beneventos, para se Ciciretti të realizonte nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë epërsinë Beneventos.

Juve vazhdoi të humbiste raste, derisa Higuain në mënyrë akrobatike barazoi shifrat në minutën e 57-të. Nëntë minuta më vonë, portieri i Beneventos, Alberto Brignoli nuk e perceptoi mirë krosimin e Alex Sandors, ndërsa Juan Cuadrado realizoi me një gjuajtje të fuqishme me kokë. Në fund të ndeshjes Benevento gati sa nuk barazoi shifrat, kur një gjuajtje nga distanca e Danilo Cataldit përfundoi për pak jashtë portës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.