Me gjithë shenjat e lodhjes, City vazhdon të fitojë

Me gjithë shenjat e lodhjes, City vazhdon të fitojë

06 nëntor 2017 10:02

Energjia te Manchester City mungonte dhe shenjat e lodhjes ishin evidente pas përballjes së vështirë në mesjavë kundër Napolit, por trajneri Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij ka treguar forcën mentale për të vazhduar rrugën e fitoreve të dielën.

Manchester City të dielën ka regjistruar fitoren e 15-të rresht në të gjitha garat, një rekord i klubit, me nëntë fitore rresht në Premier League, duke ndalur Arsenalin me shifrat 3:1, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Kevin de Bruyne (19'), Sergio Aguero (50' penallti) dhe Gabriel Jesus (74') shënuan golat për Cityn, ndërsa Alexandre Lacazette (65') shënoi golin e vetëm për Arsenalin.

Manchester City me fitoren e shënuar është ngritur në shifrën e 31 pikëve dhe tash ka epërsi tetë pikë ndaj Manchester Unitedit dhe Tottenhamit që zënë vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa janë zhvilluar 11 xhiro.

Është starti më i mirë i stinorit që ka bërë ndonjë skuadër që nga epoka e Premier Leagues pas 11 xhirove dhe qartë nuk është vetëm trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, që nuk po sheh ndonjë skuadër që mund të zërë Cityn këtë stinor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme