Prishtina para ndeshjes më të rëndësishme në histori

Prishtina para ndeshjes më të rëndësishme në histori

06 nëntor 2017 09:41

Duel historik. Më i rëndësishmi në historinë 47-vjeçare të klubit. Kështu e ka vlerësuar Sigal Prishtina përballjen e së martës mbrëma me skuadrën belge Belfius Mons-Hainaut.

Ndeshja i takon xhiros së katërt të fazës grupore të FIBA Europe Cup. Prishtina në fakt ka luajtur katër ndeshje tashmë dhe prin në Grupin G me shtatë pikë, shkruan sot “Koha Ditore”. Belfiusi ka pesë pikë nga tri ndeshje dhe renditet i dyti, ndërsa me pikë të njëjta dhe ndeshje të njëjta Demir Insaat është i treti.

Khimiku ukrainas ka luajtur katër ndeshje, ka humbur të gjitha dhe është i fundit me katër pikë. Dy të parët e grupit shkojnë tutje dhe me fitore eventuale ndaj Belfiust, Prishtina thuajse do të përfundonte punën. Do të ishte ky një sukses i madh për skuadrën e kaltër.

Në dy pjesëmarrjet e kaluara në FIBA Europe Cup, Prishtina nuk ia ka dalë të kalojë fazën e parë grupore. Tani është në pozitë të përshtatshme për ta bërë këtë.

Prishtina ka dështuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe kështu vazhdoi garimin në FIBA Europe Cup... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme